TREPÇA '89 - VLLAZNIA
Kampioni kryen detyrën, fiton dhe ngjitet
18 November, 2017 @14:54
Me rezultat 2-0 është mbyllur takimi mes Trepçës ‘89 dhe Vllaznisë nga Pozherani, takim ky që u zhvillua sot në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës.
Mitrovicasit u ‘revanshuan’ për disfatën që ia kishte shkaktuar Vllaznia në xhiron e katërt të kampionatit, duke e mposhtur sot këtë skuadër me golat e Oto Johnit dhe Florent Hasanit.
Mitrovicasit ishin më të mirë që nga fillimi i ndeshjes, mirëpo goli i epërsisë vonoi deri në minutën e 59’, minutë në të cilën Oto John shënoi me kokë për 1-0.
Më pas, mitrovicasit e gjetën edhe golin e dytë përmes Florent Hasanit, që shënoi një eurogol nga distanca, dhe më dilemë për fituesin nuk pati, me Trepçën ‘89 që e mbylli takimin me rezultat 2-0.
Kjo fitore e ngrit Trepçën ‘89 në kuotën e 24 pikëve, derisa Vllaznia vazhdon të mbetet e fundit në klasifikim.