Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DFB POKAL

Kapllani shënon për kualifikim

Kapllani shënon për kualifikim


4 August, 2013 @19:45

Skuadra e Granit Xhakës, Borussia Mönchengladbach, bashkë me Werder Bremenin kanë qenë dështimi i ditës në Kupën gjermane sot. Granit Xhaka luajti 120 minuta në humbjen e ekipit të tij pas ekzekutimit të penalltive nga Darmstadt 5-4, pasi që ndeshja si në kohën e rregullt ashtu edhe në vazhdime nuk pa ndonjë gol të shënuar. 

Werder Bremen, në anën tjetër, u mposht nga skuadra e Bundesliga 3, Saarbrucken 3-1 pas vazhdimeve. Ndeshja përfundoi 1-1 në 90 minutat e rregullta, ndërsa gjatë vazhdimeve vendasit arritën që të shënojnë dy herë në minutat e fundit të çdo pjese për të mposhtur favoritin absolut 3-1 në fund. 

SHQIPTARËT NË KUPËN GJERMANE

 

Skuadra e Ilir Azemit, Greuter Furth, ka arritur të kalojë raundin e parë të Kupës duke e mposhtur Pfeddersheimin e ligës rajonale 2-0. Azemi është futur në lojë në minutat e fundit të ndeshjes. 

Sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani, është futur në listën e golashënuesve të skuadrës së tij Frankfurt, të cilët e mposhtën gjithashtu një skuadër të ligës rajonale, Rathenhow, 1-3 pas vazhdimeve. Kapllani ka shënuar golin e fundit për ekipin e tij në minutën e 117-të, ndërsa ka luajtur tërë ndeshjen. Shqiptari tjetër i Frankfurtit, Odhise Roshi është futur në lojë në minutën e 71-të për t’i ndihmuar skuadrës në kualifikim. 


 
Të gjitha lajmet nga