PREZENTOHET GUARDIOLA
Këtu jam për të mësuar
3 July, 2016 @17:49
Manchester City ka prezentuar sot trajnerin e ri të ekipit, Josep (Pep) Guardiola. Para publikut dhe nën mikrofonin që e mbante Noel Galagher i Oasisit, ai ndër të tjera ka thënë se te City është për të mësuar.
FJALËT E PARA
“Edhe kur pata arritur te Bayern nuk kam njohur shumë futbollin gjerman. Me kohë e mësova, ndërsa sa më shumë që i njihja lojtarët, implementimi i sistemit që dëshiroja bëhej më i lehtë,” ka thënë Guardiola ndër të tjera sot.
“Prandaj, edhe këtu jam për të mësuar. Dua të provojë futbollin anglez. E di se Premier Liga është ndër më të vështirat në botë,” ka shtuar katalonasi, shkruan faqja zyrtare e Cityt, mcfc.com sot.
NDESHJA E PARË, NDAJ BAYERNIT
Zyrtarisht, Guardiola nesër do të ketë ditën e parë të punës së tij, kur do të mbajë stërvitjen e parë me ekipin. Ndërsa duelin e parë do ta ketë ndaj ish ekipit, Bayern Munchen, më 20 korrik në Allianz Arena, para se City të niset në turneun aziatik.