NGA KOMISIONI
KF Trepça e trajneri Munishi në disciplinore
2 December, 2016 @19:30
Komisioni i Garave të Superligës së Kosovës në futboll, në mbledhjen e mbajtur sot ka inicuar procedurë disciplinore ndaj KF Trepçës, trajnerit Ismet Munishi dhe zyrtarit të Ferizajit, Nazmi Kosumi.
Në Vendimin e KG-së si arsyetim shkruan:
1. KF Trepça - moskryerja e obligimeve financiare ndaj personave zyrtarë të ndeshjes në ndeshjen KF Trepça - KF Gjilani.
2. Ismet Munishi, trajner i KF Drita - fyerje dhe sharje në referin anësor në ndeshjen KF Drita - KF Besa.
3. Nazmi Kosumi, zyrtar i KF Ferizaji - kundërshtim për përjashtimin e lojtarit Muhabi Bushi në ndeshjen KF Drenica - KF Ferizaji.
Të pakënaqurit kanë të drejtë ankese brenda 3 ditëve, në Komisionin për Ankesa.