EKSKLUZIVE
Tamniku reagon ndaj Danës
2 December, 2016 @18:04
Trajneri i Lirisë, Genc Tamniku, është shprehur publikisht pas deklaratave të Erxhan Danës, që sot ka ofruar dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv të Lirisë.
Ai në një letër dërguar ekskluzivisht në Borozani.com ka shkruar:
“Lidhur me situatën që ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën ndaj Trepçës 89, unë Genc Tamniku trajner i Lirisë, jap një sqarim për opinionin futbolldashës pas deklaratave të njëanshme të dhëna nga Erxhan Dana, drejtor i klubit.
Është e vërtetë se kemi arritur marrëveshje me anëtarët e bordit të jem ushtrues detyre me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit, ndërsa për t’iu përgjigjur “drejtorit sportiv” i cili nuk posedon asgjë nga shkollimi dhe e drejta e menaxhimit të klubit.
Ekipi nga 13 lojë të zhvilluara kishte grumbulluar vetëm 16 pikë, unë edhepse e kam pranuar detyren në një situatë shumë të vështirë dhe një gjendje shumë të rëndë psikologjike të futbollistëve, por me një dëshirë dhe përkushtim që të bëjë ndryshime pozitive në ekip, edhepse kisha paraprakisht informata nga kolegët dhe futbolldashësit se drejtori e ka për zemër që të ndërhyjë në kompetencat e të tjerëve e që është shkelje e statutit të klubit ngase drejtori i klubit nuk ka autorizime që të përzihet në punën e trajnerit sa i përket aspektit tekniko-taktik, ndërsa për afatet kalimtare dhe sigurimit të kushteve të mira për futbollistët po, është kompetent. E në rastin konkret derisa drejtori është në dijeni se arsyeja e sukseseve të dobëta të klubit është kryekëput mungesa e punës së tij profesionale sepse është në resorin e tij prurjet e futbollistëve që i ka bërë dhe për pasojë klubi ka këtë sukses përkunër shpenzimeve marramendëse me paranë publike.
Andaj dikush duhet të thirret në përgjegjësi, sepse është keq menaxhuar me paranë publike, edhe një herë potencoj se deklarata e dhënë nga ai është individuale dhe une pres nga bordi i klubit që të mbajë një mbledhje ku do të analizohet gjendja në klub dhe pozicionimi im. Me këtë rast dëshiroj të falenderoj kryetarin e klubit Mirsad Çollaku dhe nënkryetarin që nuk janë përzier asnjëherë në punën e trajnerit.”
Liria stinorin vjeshtor të Superligës e ka përfunduar në pozitën e shtatë nga 12 ekipe sa marrin pjesë aty.
Ekipi ka shënuar 6 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje në total, duke tubuar 20 pikë.