EUROPA LEAGUE
Krejt sefte, përveç Tottenhamit
14 March, 2013 @23:51
Pas përfundimit të ndeshjeve kthyese sonte të Europa League u përcaktuan të gjithë çerekfinalistët e kësaj gare.
Ekipet angleze dominojnë në numër, ku Tottenham shpëtoi nga rikthimi madhor i Interit, pastaj Chelsea eliminoi Steauan dhe Newcastle Anzhin. Tre ekipet angleze mund të qëllojnë tani në duel edhe me njëra-tjetrën në çerekfinale.
Në ekipet nga vendet tjera - të gjitha përfaqësojnë nga një shtet: Fenerbahçe (TUR), Lazio (ITA), Rubin Kazan (RUS), Basel (ZVI) dhe Benfica (POR).
Prej të gjitha këtyre skuadrave, vetëm Tottenham e ka fituar këtë trofe më herët, kur kjo garë është emërtuar UEFA Cup dhe ate në vitin e largët, londinezët kanë ngritur trofeun në stinorët 1983/84 dhe 1971/72. Të gjithë të tjerët do të luftojnë t’ia bëjnë sefte kësaj kupe, bashkë me Lazion (1997/98) dhe Benficën (1982/83) që janë mposhtur në finale.
Shorti i çerekfinales së Europa League hidhet nesër ku ndeshjet e para duhet të zhvillohen me 4 prill, derisa ato të kthimit një javë më vonë. Finalja e madhe e Europa League është paracaktuar që të zhvillohet në stadiumin e Ajaxit, Amsterdam Arena, me 15 maj.
EUROPA LEAGUE, ÇEREKFINALISTËT
Tottenham Hotspurs (Angli) | Chelsea (Angli) | Newcastle United (Angli) | Fenerbahçe (Turqi) |
Rubin Kazan (Rusi) | Benfica (Portugali) | Lazio (Itali) | Basel (Zvicër) |