Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE REDS

Lallana zyrtarisht i Liverpoolit

Lallana zyrtarisht i Liverpoolit


1 July, 2014 @13:40

Skuadra e Liverpoolit ka realizuar transferimin e radhës para fillimit të stinorit të ri.

Të kuqtë kanë siguruar shërbimet e mesfushorit të Southamptonit, Adam Lallana, me të cilin është nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Sipas mediave britanike, ekipi nga Anfield për futbollistin 26 vjeçar ka pagur mbi 30 milionë euro.

Lallana në Southampton luan që nga viti 2006 dhe gjatë kësaj kohe ka pasur gjithsej 250 paraqitje dhe ka realizuar 58 gola.


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014