ROMË
Lazio gati për derbi
8 April, 2013 @14:24
Para derbit të madh romak që luhet sonte, ku Roma do të jetë në cilësinë e vendasit, përkundër se të dyja skuadrat luajnë në të njejtin stadium, trajneri boshnjak i Lazios, Vladimir Pektovic ka bërë të ditur futbollistët që do të regjistrohen për lojë.
Ekipi prej 22 futbollistësh ka përfshirë edhe sonte dy shqiptarët, Lorik Cana dhe Tomas Strakosha. Cana është standard në skuadrën e kaltër të Romës, derisa Strakosha i ri pret rastin, pasi që është portier i tretë i shqiponjave romake.
Lazio ka shënuar fitore në tre përballjet e fundit me Romën dhe me plotë motivim hyn edhe në këtë ndeshje. Lazio gjindet në pozitën e gjashtë me 50 pikë, derisa Roma është në të shtatën me 47 pikë.
Ja edhe 22-shja e Lazios për sonte:
Portierë: Marchetti, Bizzarri, Strakosha.
Mbrojtës: Biava, Radu, Ciani, Cana, Stankevicius.
Mesfushorë: Ledesma, Onazi, Mauri, Ederson, Candreva, Lulic, Gonzalez, Hernanes, Crecco.
Sulmues: Floccari, Kozak, Saha, Rozzi, Klose.
TRE DERBIT E FUNDIT:
16 tetor 2011 | Lazio - Roma 2-1 | ||
4 mars 2012 | Roma - Lazio 1-2 | ||
11 nëntor 2012 | Lazio - Roma 3-2 |