SUPERLIGA TURKE
Lider me gola
3 March, 2018 @18:52
Galatasaray është rikthyer në krye të elitës turke në futboll, duke e shkelë Kardemir Karabuksporin sot si mysafir 0-7.
Katër gola në fitore të thellë i ka shënuar sulmuesi francez, Bafetimbi Gomis, që është në formë të jashtëzaknoshme aktualisht, ndërsa një autogol, dhe nga një kanë shënuar Garry Rodrigues e Sinan Gumus për fitore.
Tash Galatasaray merr lidershipin në Superligën turke me 50 pikë, sa ka edhe Istanbul Basaksehiri, por Galata ka golaverazh 10+ më të mirë.