OL
Lideri i ri në Francë
11 January, 2015 @18:58
Skuadra e Olympique Lyon ka shfrytëzuar në mënyrë më të mirë rastin e dhënë nga Olympique Marseille dhe Paris St Germain, për të marrë kreun e Ligue 1.
Ekipi nga jugu i Francës, nuk i ka lënë asgjë rastësisë dhe me lojtarin më të dalluar të tyre, Alex Lacazette, kanë siguruar fitoren heret në takim ndaj Toulouse-it jo në formë.
Lacazette ka ngritur shifrën e golave në 19 pas atyre të shënuara sot, derisa ekipi i Hubert Fournierit ka dalë për herë të parë këtë stinor në krye të Ligue 1.