94

Foto: ntv.com,tr/fb
Lidhja e Vedatit me 94-shen
9 July, 2019 @10:20
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka përzgjedhur numrin 94 në fanellën e tij te ekipi i tij i ri Fenerbahçe.
E ky numër është i lidhur me Vedatin përjetë. Ai është i lindur në vitin 1994, por edhe gjatësia e tij është 1.94 metra! Përndryshe, Muriqi të njejtin numër e ka pasur edhe te ish ekipi i tij, Rizespor. Numër me fat.
Muriqi, që shkëlqeu te Rizespor në stinorin 2018/19 duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i Superligës turke, ka bërë hapin më të madh në karrierë aktualisht duke kaluar te Fenerbahçe, zyrtarisht dje.
Prizrenasi që nisi karrierën te Liria, e vazhdoi te Teuta, Besa, Giresuni, Gençlerbirligi dhe Rize - tashmë do të ketë mundësinë të tregohet në një ekip të madh.