SONTE

Foto: istra.hr
Kozniku me Kroacinë, ndaj legjendave të Bayernit
8 July, 2019 @16:41
Mediat kroate kanë bërë të ditur sot se legjendat e futbollit kroat do të ndeshen në një ndeshje reviale me legjendat e Bayern Munchenit.
Ata do të luajnë në një terren 40x20 ndërsa do të krijojnë katër ekipe për të luajtur gjysmëfinalet dhe më pastaj edhe finalen.
Në mesin e legjendave është edhe Ardian Kozniku.
Për Bayernin kanë konfirmuar pjesëmarrjen Ivica Olić, Giovane Elber, Paulo Sergio, Martin Demichelis, Luca Toni, Klaus Augenthaler, Marcel Witeczek… ndërsa për Kroacinë Stipe Pletikosa, Robert Jarni, Ivan Klasnić, Marijan Mrmić, Ardian Kozniku, Petar Krpan, Ognjen Vukojević...
Ndeshja do të ketë karakter humanitar dhe do të luhet në arenën e Pullës. Ndeshjet do të luhen sonte.