DARKO TOFILOSKI

Përforcimi i pestë zyrtar te Drita
8 July, 2019 @16:25
Pas Ilir Blakçorit, Hamdi Namanit, Izair Eminit dhe Drilon Islamit, ekipi i Dritës sot ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në ekip.
Ai është portieri maqedonas Darko Tofiloski, që me 33 vjetët e tij flet për përvojë mes shtyllave.
Tofiloski ka qenë portier i disa ekipeve përgjatë karrierës së tij si: Pobeda, Schaffhauseen, Kosice, Ruzomberok, Dunajska dhe Alashkent.
Ai gjithashtu ka qenë njëherë portier i Maqedonisë, ndërsa për U21 të Maqedonisë ka të regjistruara 14 paraqitje.