SULMUESI I LLAPIT
Festim Alidema drejt elitës kroate
8 July, 2019 @13:51
Sulmuesi i Llapit, Festim Alidema, sot pritet të prezantohet te ekipi i tij i ri.
Ai është ndarë edhe zyrtarisht nga skuadra e Llapit, derisa ekipi ka bërë të ditur se lojtari ka marrë rrugë drejt Kroacisë.
Alidema 21 vjeç, që luan në pozita të ndryshme të sulmit, ka shënuar në stinorin e fundit 12 gola për Llapin në Superligë, prej të cilave të gjitha nga loja (pa penallti).
Alidema që më parë ka luajtur për Vllazninë e Pozharanit, pritet të bëhet pjesë e ekipit elit kroat, Slaven, që ndryshe njihen edhe si farmacistët. Trajneri aktual i klubit kroat është Ivica Sertic.
Festimi edhe më parë është parë si potencial në Superligë, ndërsa në sezonin 2018/19 përfundoi në vend të tretë të listës së golashënuesve të Superligës.
Kujtojmë, Llapi ka çelur rrugë në stinorin e kaluar me ekipet kroate, pasi që kishte shitur sulmuesin Mirlind Daku në radhët e Osijekut kroat.