DUELI I VENDIT TË TRETË
Kosovarja shënon për medaljen e Suedisë
6 July, 2019 @19:13
Futbollistja Kosovare Asllani ka shënuar golin e parë në fitoren 2-1 të Suedisë ndaj Anglisë sot.
Asllani ka shënuar në fillim të takimit për t’ia dhënë epërsinë reprezentacionit të saj, që në fund fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Femrave.
Kjo është medalja e tretë e bronztë për Suedinë në histori të Botëroreve të femrave, derisa njëherë kanë fituar dhe medaljen e argjendtë.