RODRI
Kush është transferi më i shtrenjtë në histori të Cityt?
4 July, 2019 @14:57
Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka zyrtarizuar sot rekord-transferin e klubit, mesfushorin spanjoll 23 vjeç, Rodri.
City ka paguar 70 milionë euro në arkë të Atletico Madridit për të siguruar kartonin e lojtarit në fjalë. Transferi rekord i Cityt deri tash ka qenë Riyad Mahrez, që kishte ardhur për 65 milionë euro nga Leicester City.
“Ai ka treguar veten se është mesfushor shumë i talentuar. Punon shumë në mbrojtje, kërkon topin gjithmonë dhe mban topin në kontrollë jashtëzakonshëm kur e ka në posedim. Jemi të sigurt se ai do të jetë sukses,” ka thënë drejtori i ekipit nga Etihad, Txiki Begiristain.
Rodri ka marrë fanellën me numër 16 te City. Ai ishte kthyer në Atletico Madrid në vitin 2018, pasi që kishte kaluar tre sezone te Villarreal.