MEDIA TALK
Galatasaray rrit ofertën për Muriqin
4 July, 2019 @11:12
Sulmuesi i Kosovës që po pushton ballinat sportive të mediave turke, Vedat Muriqi, sot thuhet të jetë më afër Galatasarayit.
Kjo, pasi që ekipi rekord kampion i Turqisë ka ngritur ofertën për futbollistin e Kosovës, duke ofruar 3.75 milionë euro dëmshpërblim dhe 20% të shumës nga shitja e ardhshme e Vedatit!
Saga vazhdon, derisa Muriqi thuhet të jetë pajtuar me Galatasarayin, ndërsa ekipi i tij Rizespor me Fenerbahçen.
E drejtuesit e Rizesporit kërkojnë të fitojnë sa më shumë nga lojtari. Në të kundërtën ata kanë thënë: do të luaj me ne edhe një stinor, pastaj merreni si lojtar të lirë.