AFCON 2019 / NIGERIA - CAMEROON
Dy përmbysje, për kualifikimin e shqiponjave dhe eliminimin e kampionit
6 July, 2019 @20:05
Kampioni aktual i Afrikës është përshëndetur nga Kupa e Kombeve.
Kameruni është mposhtur nga Nigeria në përballjen që përfundoi para pak çastesh, në një ndeshje të jashtëzakonshme 3-2, ashtu siç parashikuam.
Nigeria avancoi 1-0 me golin e Odion Ighalos (19’). Por kampionët u rikthyen para fundit të pjesës së parë, kur barazuan dhe avancuan (Stephane Bahoken 41’ & Clinton N’Jie 44’) për të shkuar në pushim të qetë.
Sidoqoftë, Ighalo kishte sot ditën e tij. Ai barazoi në minutën e 63-të të ndeshjes 2-2, ndërsa tre minuta më vonë asistoi për Alex Iwobin që shënoi për përfundimtaren 3-2.
Nigeria në çerekfinale do të pret fituesin e duelit tjetër interesant të ditës në Kupën e Kombeve, Egjipti - Afrika Jugore. Egjipti është nikoqir i garave këtë vit.