KASTRIOT DERMAKU
Parma zyrtarizon mbrojtësin e kombëtares
7 July, 2019 @14:38
Futbollisti shtatëgjatë i kombëtares shqiptare, që regjistroi edhe një ftesë nga Kosova, para se të bëhet përfundimisht kuqezi, Kastriot Dermaku - është zyrtarizuar te Parma.
Mbrojtësi 27 vjeç ka nënshkuar me ekipin deri në qershor të vitit 2023. Për Dermakun ky sezon do të jetë debutues në Serie A, edhe pse tërë karrierën e tij e ka kaluar te ekipet italiane: Sassuolo, Melfi, Empoli, Pavia, Lucchese dhe që nga viti 2017 Cosenza.
Dermaku ka tre paraqitje me kombëtaren shqiptare.