ETRIT BERISHA
Njëshi i kuqezinjëve zyrtarizohet te SPAL
7 July, 2019 @14:10
Numri një i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, tashmë ka ekip të ri në Serie A, ashtu siç njoftuam ditë më parë.
Pas aventurave në Lazio e Atalanta, të dyja nga tre sezone, Etrit Berisha është prezantuar dje si lojtar i ri i ekipit të SPAL-it.
Gardiani 30 vjeçar i kuqezinjëve ka ardhur si huazim nga Atalanta te SPAL, me obligim blerjeje nga këta të fundit në kushte të veçanta, që nuk janë bërë të ditura ende.
Berisha përndryshe ka 56 paraqitje me Shqipërinë dhe ka pasur 22 paraqitje për Atalantën në stinorin e kaluar të Serie A-së, ku këta të fundit siguruan kualifikimin e parë dhe historik në Ligë të Kampionëve.