ROSSONERI

Foto: acmilan.com
Milan zyrtarizon Rade Krunicin
8 July, 2019 @21:07
Mesfushori boshnjak, Rade Krunic, është zyrtarizuar sot te Milan, i cili raportohet të ketë ardhur nga Empoli për 8 milionë euro dhe bonuse.
Lojtari stërvitej me Milanin këto ditë, mirëpo derisa u zgjidhën të gjitha çështjet, ai u zyrtarizua sot.
Krunic 25 vjeç ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 33 paraqitje me Empolin stinorin e kaluar. Krunic është nga Foça e Bosnjës, pjesë e Republikës Serbe të këtij shteti, ndërsa para se të dalë në Itali ka luajtur për ekipin serb Borac.