SULMUESI I KOSOVËS

Foto: Trabzonspor Official/fb
Donis Avdijaj, rroga dhe marrëveshja me Trabzonsporin
8 July, 2019 @20:13
Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, tashmë u zyrtarizua te ekipi turk, Trabzonspor.
Futbollisti që luajti në sezonin e fundit për Willem II në Eredivisie dhe pritej të shkëlqente te Schalke, pësoi një rënie në karrierë.
Tash, ai pritet të tregojë veten te ekipi turk, për tu ngritur përsëri në tregun evropian të futbollit.
Sa i përket marrëveshjes së tij, Avdijaj ka nënshkruar kontratë 1+3 vjeçare me Trabzonsporin. 22 vjeçari do të përfitojë 274 mijë euro në stinorin e parë të tij te Trabzoni. E nëse Trabzon e vazhdon kontratën me lojtarin, edhe për tre të tjera opcionale, atëherë rroga vjetore e Avdijajt do të ngritet në 375 mijë euro për stinorët 2020/21 dhe 2021/22, ndërsa në stinorin 2022/23 do t’i bëhet 500 mijë euro!
“Jam shumë i lumtur që kam fituar mundësinë të tregohem në një ekip që ka tifozë të jashtëzakonshëm. E njoh pak ekipin dhe qytetin, por për tifozët e tyre kam edhe më shumë njohuri. Këtu jam për t’i bërë të lumtur ata tifozë “të çmendur”,” ka thënë Avdijaj gjatë prezantimit të tij sot.
Për më tepër, Avdijaj ka nisur menjëherë pas testeve mjekësore stërvitjet me ekipin e tij të ri.