AFCON 2019

Fotot: CAF/tw
Zaha siguron çerekfinalen për elefantët
8 July, 2019 @20:34
Sulmuesi i Crystal Palace-it, Wilfried Zaha ka shënuar golin e fitores dhe të kualifikimit për Bregun e Fildishtë, që i çoi ata në çerekfinale në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Bregu i Fildishtë eliminoi Malin në përballjen e së tetës së finales me rezultat minimal 1-0.
Mali në anën tjetër humbi raste të mira me Moussa Maregan dhe Moussa Djenepon, derisa Bregu i Fildishtë në anën tjetër me Zahën siguroi duelin me Algjerinë në çerekfinale.
Elefantët kanë fituar Kupën e Kombeve dy herë në histori, në 1992 dhe 2015.