AZDREN LLULLAKU

Sulmuesi kuqezi zyrtarizohet te Shahteri
8 July, 2019 @21:59
Reprezentuesi i Shqipërisë, Azdren Llullaku, është zyrtarizuar te skuadra e tij e re sot, Shahter Soligorsk.
Ekipi bellorus ka zyrtarizuar futbollistin, ndërsa Llullaku këtë e ka bërë të ditur përmes Instagramit.
Llullaku 31 vjeç ka pasur një karrierë të mirë në Rumani, ndërsa është aktivizuar edhe me Entellën në Itali, ndërkohë që me kombëtaren shqiptare ka luajtur 6 ndeshje.