BIANCONERI

Foto: juventus.com
Shifrat e çmendura të shitjes së fanellave të CR7
8 July, 2019 @22:07
I blerë për 117 milionë euro nga Juventusi në moshën 33 vjeçare, superylli portugez Cristiano Ronaldo ka sjellë shumë përfitime të bianconerët kampionë.
Calcio e Finanza ka bërë të ditur sot se vetëm Juventus ka përfituar jashtëzakonshëm, ndërsa blerja e fanellave të Cristiano Ronaldos në gjashtë mujorin e parë ka shkuar me 2 fanella për një minutë!!!
Juventus, që arkëton vetëm 20% të çmimit të një fanelle ka përfituar 65 milionë euro nga shitja!
E përpjestimi i shitjes dhe përfitimit të Juventusit nga një fanellë, që në treg kushton afro 110 euro, çon në shifrën marramendëse prej 3.5 milionë fanellave të shitura të Cristiano Ronaldos.