MIQËSORE
Liria e mposht Prishtinën në Durrës
12 February, 2016 @23:03
Liria dhe Prishtina e zhvilluan një ndeshjen përgatitore në Durrës, aty ku po e kalojnë edhe fazën përgatitore për pjesën pranverore të stinorit.
Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ekipi prizrenas fitoi me rezultat minimal, 1-0, me golin e shënuar nga Driton Vokshi gjatë pjesës së parë.
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Sami Sermaxhaj, tha: “Jam i kënaqur me lojën, por s’jam me rezultatin. Formacionin e kam në kokë, por formacioni është Prishtina. Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm. Por, një do ta veçojë, Lorik Boshnjaku do të bëhet përfundimisht zemra e Prishtinës. Po ashtu, jam shumë i kënaqur me qasjen dhe përformancën e dy të futbollistëve të sapo ardhur, Berat Hyseni dhe Kreshnik Lushtaku. Deri në ndeshjen e parë, për Kupë, do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e disa detajeve të vogla rreth situatave standarde të konceptit të lojës.”
Ndërsa në anën tjetër, ndihmës trajneri i Lirisë, Erdogan Brando, u shpreh gjithashtu i kënaqur me skuadrën e tij.
“Jemi shumë të kënaqur me angazhimin dhe vullnetin që treguan lojtarët në ndeshje.Gjithëçka ishte perfekte.Jemi të kënaqur si shtab me angazhimin dhe performansën e tyre,” tha Brando.