ELTON BASRIU
Liria përforcon mbrojtjen me Basriun
13 July, 2017 @12:05
Ditën e 12 korrikut klubi futbollistik Liria nënshkroi edhe me një futbollist nga Shqipëria.
Elton Basriu, një qendërmbrojtës me një përvojë mjaft të mirë, ku stinorin e fundit luajti në ligën e dytë të Shqipërisë me Kamzën, ekip ky që u ngrit në Superiore, duke u shpallë kampion i Kategorisë së Parë në Shqipëri.
Basriu ka luajtur edhe për disa skuadra tjera në karrierën e tij. Pos me Elbasanin, Bylisin, Fierin, Butrintin, Apoloninë, ai gjithashtu ka luajtur edhe në Itali në Serie D.
“Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Pres të ambientohem dhe të jap më të mirën,” ka thënë Basriu, i cili të mërkurën ishte nën urdhërat e trajnerëve Bledi Shkëmbi dhe Iris Selimi, te bardhezinjtë nga Prizreni.
Me këtë transferim antarët e klubit pohojnë se kanë përmbyllur mungesat në repartin defanziv.
Basriu është futbollisti i dytë i cili ka luajtur në Kamzë dhe që i është bashkuar Lirisë. Anëtari tjetër i Lirisë që ka luajtur në Kamzë është edhe Jetmir Sefa i cili erdhi ditë më parë te Liria.
Mbrojtësi shqiptar, Basriu është i lindur më 3 gusht 1987, aktualisht është 29 vjeç dhe ka lindur në Elbasan.