NË PRIZREN
Liria shton edhe një portier në skuadër
18 July, 2019 @16:18
Skuadra e Lirisë ka regjistruar edhe përforcimin e radhës për stinorin 2019/20 në Ligë të Parë të Kosovës.
Ekipi që stinorin e kaluar ra nga Superliga dhe dëshiron kthimin e menjëhershëm në elitë, ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje një vjeçare me portierin Elidon Selaci, që më parë ka veshur fanellën e Kamzës në Kategorinë Superiore shqiptare.
Përndryshe, Elidoni është 29 vjeç dhe është i lindur në Fushë Krujë. Ai para se të jetë pjesë e Kamzës, ku kryesisht ka qenë rezervë në stinorin e kaluar, ka mbrojtur për Burrelin dhe për Korabin.