Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DËMSHPËRBLIMI DHE RROGA

Matthijs de Ligt, plotëson mozaikun e Juventusit

Foto: juventus.com

Matthijs de Ligt, plotëson mozaikun e Juventusit


18 July, 2019 @11:43

Panorama e mbrojtjes së Juventusit tashmë ka fituar edhe pjesën e fundit dhe kryesore të mozaikut.

Matthijs de Ligt është zyrtarisht lojtar i ri i Juventusit dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024 me ekipin kampion të Italisë. Kampion, që po kërkon titullin e nëntë me radhë dhe me ekipin tashmë të ndërtuar, s’pritet të ketë rival as në 2019/20 në Serie A.

Juventus ka bërë të ditur se marrëveshja është arritur me Ajaxin, ku kampioni aktual i Holandës përfiton 75 milionë euro, që do të paguhen në 5 vitet e ardhshme dhe 10 milionë tjera si bonuse të lidhura me lojtarin.

De Ligt që do t’i mbush të njëzetat më 12 gusht, u bë profesionist në stinorin 2016/17 dhe ka qenë pjesë e Ajaxit në 117 ndeshje në të gjitha garat.

Si mbrojtës, ai ka shënuar 13 gola prej të cilave 10 me kokë. Ai njihet si lojtar që mbizotëron perfekt topin, ndal sulmet kundërshtare dhe i fiton duelet një me një me sulmuesit rival.

“Benvenuto alla Juve, Matthijs!” ka shkruar në fund faqja zyrtare e Juventusit për futbollistin që e kërkonin katër ekipe të mëdha evropiane, dhe në fund ky vendosi për bianconerët.

The Guardian ka shkruar se rroga vjetore e De Ligtit do të jetë 16 milionë euro bazë, që me bonuse që varen nga performanca mund të shkojë deri në 24 milionë euro për sezon!

Në fund, paketimi De Ligt në total Juventusit do të mund t’i kushtojë 195 milionë euro, ku holandezi pritet të merr deri në 460 mijë euro rrogë javore, nëse i arrin krejt bonuset e parashkruara në kontratë.

Përndryshe, ai ka edhe klauzolën e lirimit të vendosur 150 milionë euro, por që ajo nuk mund të aktivizohet para qershorit të vitit 2022.

Para De Ligtit, Juventus ka marrë Luca Pellegrinin nga Roma për 20 milionë funta, Cristian Romeron nga Genoa për 23.3 milionë euro dhe Merih Demiralin nga Sassuolo për 16 milionë euro, derisa Adrien Rabiot, Gianluigi Buffon dhe Aaron Ramsey kanë ardhur pa dëmshpërblim.


QARABAG 2-0 PARTIZANI

Me eliminimin e Partizanit, s’mbetet asnjë ekip shqiptar në Ligë të Kampionëve

Champions League

Me eliminimin e Partizanit, s’mbetet asnjë ekip shqiptar në Ligë të Kampionëve

18/07/19 @ 10:49

GJERMANI

Dy Kosova takohen në miqësore

International/Sportistë shqiptarë në botë

Dy Kosova takohen në miqësore

17/07/19 @ 20:24

MËSOHET STADIUMI

Anglia përcakton stadiumin për Kosovën U21

Kosova

Anglia përcakton stadiumin për Kosovën U21

17/07/19 @ 17:29

TRANSFER

Kosovare Asllani transferohet në Real Madrid

International/Sportistë shqiptarë në botë

Kosovare Asllani transferohet në Real Madrid

17/07/19 @ 15:17

TOP COACHES RANKING

Vetëm një trajner i Superligës në TOP 1000 të botës

FFK Superliga/International/Analiza

Vetëm një trajner i Superligës në TOP 1000 të botës

17/07/19 @ 15:03

FESTIM ALIDEMA TE SLAVENI

“Kam ardhur të shënoj gola”

FFK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

“Kam ardhur të shënoj gola”

17/07/19 @ 14:38

NË PRIZREN

Liria rikthen Rexhajn merr edhe Lilën

FFK Liga e parë/Transfere

Liria rikthen Rexhajn merr edhe Lilën

17/07/19 @ 12:17

VALDET SHOSHI

Istogu emëron Valdet Shoshin trajner

FFK Liga e parë/Transfere

Istogu emëron Valdet Shoshin trajner

17/07/19 @ 11:23

E FUNDIT

Steve Bruce merr drejtimin e Newcastle United

Premier League/Transfere

Steve Bruce merr drejtimin e Newcastle United

17/07/19 @ 10:41

FERONIKELI - THE NEW SAINTS

S’ka raund të dytë për ekipet kosovare në Ligë të Kampionëve

FFK Superliga/Champions League

S’ka raund të dytë për ekipet kosovare në Ligë të Kampionëve

16/07/19 @ 22:39

MESFUSHORI I KUQEZINJËVE

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

03/07/23 @ 08:45

FRANCEZI

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

Bundesliga/Serie A/Transfere

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

02/07/23 @ 19:39

ITALIA - E TRETA!

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve/Serie A

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve

18/06/23 @ 16:50

LUFTA PËR VENDIN E TRETË

Holanda-Italia, 11-shet startuese

Liga e Kombeve/Serie A/International

Holanda-Italia, 11-shet startuese

18/06/23 @ 14:10

SPANJA FINALISTE PËRSËRI

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

Liga e Kombeve/Serie A/La Liga

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

15/06/23 @ 23:53

KAMPIONI I ITALISË ZGJEDH FRANCEZIN

Napoli zyrtarizon Rudi Garcian trajner

Champions League/Serie A/Transfere

Napoli zyrtarizon Rudi Garcian trajner

15/06/23 @ 20:53

DREJT KAMPIONIT TË ITALISË

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

Champions League/Serie A/Ligue 1/Transfere

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

15/06/23 @ 14:20

INTER MBRON TROFEUN!

Lautaro përmbys Fiorentinën në finale, Inter fiton Kupën e Italisë

Serie A

Lautaro përmbys Fiorentinën në finale, Inter fiton Kupën e Italisë

24/05/23 @ 22:59

VENDIMI I RADHËS

Juventusit, përsëri i hiqen pikët - tash 10!

Serie A

Juventusit, përsëri i hiqen pikët - tash 10!

22/05/23 @ 21:12

HAP DREJT FINALES

Interi kreu punë shpejt ndaj Milanit!

Champions League/Serie A

Interi kreu punë shpejt ndaj Milanit!

10/05/23 @ 22:54


 
Të gjitha lajmet nga Serie A