PAS INTERVISTIMIT
Lirohet Platini
19 June, 2019 @15:56
Ish kreu i UEFA-së, Michel Platini, është liruar sot nga autoritetet franceze, pasi që u pyet në lidhje me dyshime për dhënien e organizimit të Kampionatit Botëror, Katari 2022.
Hulumtuesit anti-korrupsion të Francës e kanë pyetur në lidhje me EURO 2016, RUSIA 2018 dhe KATARI 2022 Platininë, ndërsa 63 vjeçari i është përgjigjur të gjitha pyetjeve.
Mediat e huaja kanë bërë të ditur se Platini duket i sigurt në pafajësinë e tij për këtë rast, derisa kujtojmë ai ishte suspenduar për pranimin jo të drejtë dhe ligjor të dy milionë frangave zvicerane nga kreu i atëhershëm i FIFAs, Sepp Blatter.