SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE
Kuptohet edhe rivali i raundit të dytë për Feronikelin
19 June, 2019 @13:15
Tashmë Feronikeli e ka rrugën e qartë që duhet të ndjek dhe nëse arrin të fitojë raundin preliminar dhe atë të parë kualifikues në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka mësuar edhe kundërshtarin e radhës.
Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, gjithnjë nëse i kalon raundet paraprake, Feronikeli do të ndeshet me kampionin e Danimarkës, Kobenhavn.
Njëjtë, në këtë rrugëtim kanë mësuar edhe ekipet tjera shqipe kampione rivalët.
Kështu, nëse Shkëndija kalon raundin e parë ndaj estonezëve të Nomme Kalju, do të ndeshet me fituesin e duelit Celtic-Sarajevo.
Ndërsa Partizani i Tiranës nëse kalon raundin e parë ndaj Qarabagut azer, do të ndeshet me fituesin e duelit Dundalk-Riga.