CESC FABREGAS
Lojtar i ri i Monacos
12 January, 2019 @16:11
Monaco ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit me përvojë të jashtëzakonshme në futbollin botëror, Cesc Fabregas.
Ekipi francez që drejtohet nga trajneri Thierry Henry, që ka qenë bashkëlojtar i dikurshëm i Fabregasit te Arsenal, ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022 me spanjollin 31 vjeç.
Fabregas në karrierën e tij si futbollist ka bërë emër me Arsenalin, pastaj kaloi te Barcelona prej ku iu kthye Premier Ligës për të qenë pjesë e Chelseat së fundi.
Ai ka fituar: La Liga (2013), Superkupën spanjolle (2011, 2013), Copa del Rey (2012), Kupën e botës për klube (2011), Superkupën evropiane (2011), Premier Ligën (2015, 2018), Kupën e Ligës (2015), FA Kupën (2005, 2008), Superkupën angleze (2004), Kampionatin Evropian (2008, 2012) dhe Kupën e Botës (2010).