TARE
Luajtëm mirë
4 April, 2013 @23:57
Ish reprezentuesi i kombëtares shqiptare, tani drejtor sportiv te Lazio, Igli Tare, është shprehur optimist pas ndeshjes kundër Fenerbahçes në kuadër të Europa League.
“Përjashtimi i Onazit ishte i drejtë,” i’u përgjigj gazetarëve vlonjati shtatlartë.
“Problemi ishte pas përjashtimit të tij. Gjyqtari na dëmtoi në vijim me vendimet e tij. Mendoj se ekipi luajti vërtet lojë të mirë. Ende i kemi shpresat të gjalla për kualifikim,” përfundoi Tare.
Skuadra e Lazios që nga minuta 47’ luajti me një lojtar më pak, ndërsa humbja 2-0 në Stamboll është rezultati më negativ i arritur sot nga skuadrat mysafire në Europa League.