LUZ
Shqiponjat hanë laraskat
4 April, 2013 @23:36
Përkundër formës së keqe në ligë, Newcastle United, dukej se premtonte diçka më shumë në Europë, kur pas vetëm 13 minutave lojë në stadiumin Luz të Lisbonës, senegalezi Pappis Cisse, shënoi për avantazh të anglezëve.
Por kjo ka qenë e tëra për laraskat e Alan Pardew-së, sa i përket golave nga ana e tyre, pasi që prej atij momenti shqiponjat e Lisbonës u ngritën lart për të bërë gjueti ndaj laraskave.
Ishte spanjolli Rodrigo Moreno që ia nisi serisë, pastaj e vazhdoi braziliani Lima, që hyri në vend të Rodrgios në pjesën e dytë, e në fund edhe sulmuesi kryesor i portugezëve, paraguajani, Oscar Cardozo, shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
EUROPA LEAGUE, SONTE:
Benfica - Newcastle United | 3-1 | Rodrigo 25, Lima 65, Cardozo 70 - Cisse 13 |