VICENTE CALDERON

Luftë po, gola jo
14 April, 2015 @22:32
Stadiumi i Vicente Calderonit nuk solli fitues në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku Atletico Madrid në ndeshjen e shtatë me radhë nuk u mposht nga Real Madridi këtë stinor.
Edhepse Real Madrid, kampion aktual i Europës, kishte më shumë gjasa për fitore, portieri slloven i Atleticos është treguar tepër i mirë sonte, duke mos lejuar topin të shkojë në rrjetë.
Kah fundi i ndeshjes sikur Atletico kërkoi më shumë golin, por jo me ndonjë rast ideal, që çoi ndeshjen në fund pa gola.
Gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve nga kjo përballje do të vendoset në përballjen e radhës në stadiumin tjetër të Madridit, Santiago Bernabeu.