ZYRTARE
Mancini rikthehet në Inter, shkarkohet Mazzarri
14 November, 2014 @13:01
Raportet nga Italia thonë se Inter ka rikthyer në pozitë të trajnerit Roberto Mancinin, pasi që kanë shkarkuar Walter Mazzarrin.
Mazzarri përfolej se do të mund të shkarkohej qe sa kohë për shkak të rezultateve jo të mira me skuadrën, përkundër se pronari i klubit i jepte përkrahje atij.
Titujt e Mancinit te Interi
Mancini, që ka fituar tre tituj kampioni dhe dy kupa të Italisë në katër stinorë sa qëndroi në Inter, do të merr drejtimin e skuadrës menjëherë.
Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio në faqen e tij zyrtare ka njoftuar se Eric Thohir ka vendosur që të zëvendësojë Mazzarrin me ish trajnerin e Manchester Cityt dhe Galatasarayit, pas rezultateve jo të mira të Interit.
Ai gjithashtu ka njoftuar se Mancini do të merr kontratë 2.5 vjeçare dhe ndeshja e parë e tij do të jetë ndaj Milanit në derbin e madh të qytetit më 23 nëntor.
Interi pa Mancinin
Ish sulmuesi i Italisë, Mancini, kishte drejtuar Interin nga viti 2004 deri në fund të stinorit 2007/08 kur ish kryetari Massimo Moratti e kishte shkarkuar për shkak të mungesës së titujve në Europë, për të sjellë Jose Mourinhon në krye.
E pasi që Mourinho solli titullin aq shumë të kërkuar europian, ikja e tij la Interin përsëri në gjendje të mjerueshme, derisa suksesi i Mazzarrit me Napolin nuk u përsërit në Inter.
Inter ka zyrtarizuar lajmin disa minuta më parë.