MESSI
Më i mirë se teknologjia
9 April, 2013 @0:35
Supermenit argjentias të futbollit, Lionel Messi, i janë dashur tre tentime për të shënuar një penallti kundrejt portierit perfekt robot, të paraqitur në një televizion japonez.
Argjentiasi është dashur të shoh dy penalltitë e para të tij, duke mos hyrë në portë, që e kanë shtyrë atë të shutojë gjithmonë më fortë.
Sidoqoftë, herën e tretë, 25 vjeçari i Barcelonës, ka qenë më i mirë se paisja teknologjike duke shënuar. Për më tepër shikoni videon se si ai ka ‘shpuar’ edhe njëherë portierin perfekt, në goditjen e katërt.