Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

METODA E KALKULIMIT

Me sistemin e Ligue 1, Milan do të mbetet pa gara evropiane

Me sistemin e Ligue 1, Milan do të mbetet pa gara evropiane


30 April, 2020 @23:58

Pasi që sot u vendos për kampionin e Ligue 1 dhe skuadrat që do të dalin në gara evropiane si dhe ato që bien e ato që vinë në elitë, e njëjta është kalkuluar edhe për Serie A-në.

Çka do të ndodhte po qe se edhe Serie A do të vendoste që sot të përfundojë stinori sikurse që bëri Ligue 1 e Francës?!

Me pjesëtimin e pikëve për ndeshje katërshja e parë e ligës që është aktualisht, do të siguronte Champions Ligën, pra Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta do të ishin në Ligë të Kampionëve 2020/21.

Roma dhe Napoli do të siguronin Europa Ligën, ndërsa Milan që ka më shumë pikë sesa Verona e Parma do të humbte të drejtën për gara evropiane, pasi që këto dy të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se rossonerët dhe me këtë do të rrëzonin Milanin në pozitë të nëntë të klasifikimit.

Nga elita do të binin Lecce, SPAL dhe Brescia.

Por, gjasa që të aplikohet kjo metodë në Serie A është thuajse minimale, pasi që skuadrat sot kanë mbajtur video konferencë për të vazhduar stinorin dhe pritet që garat të përfundojnë në fushë, e jo në tavolinë.

serie a


 
Të gjitha lajmet nga