Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA SHPALL

Messi, Neuer dhe Ronaldo - për Topin e Artë

Topi i Artë

Messi, Neuer dhe Ronaldo - për Topin e Artë


1 December, 2014 @21:01

Lionel Messi, Manuel Neuer dhe Cristiano Ronaldo janë treshja e futbollistëve që janë në garë për të marrë Topin e Artë të vitit 2014. 

Çmimi prestigjioz i ipet çdo vit futbollistit më të suksesshëm në botë dhe treshja në fjalë ka marrë më së shumti vota në fazën e parë, në konkurrencë prej 20 futbollistëve, për të përbërë treshen finaliste. 

Fitues aktual i Topit të Artë është Cristiano Ronaldo, derisa rekordin e këtij çmimi e mban, Lionel Messi. 

Neuer, portieri i Bayernit, ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar të kombëtares gjermane në rrugën për titull të Botës. Ai gjithashtu ka fituar me Bayernin gjithçka në Gjermani gjatë stinorit të kaluar, derisa këtë stinor, Bayern tek tash ka pësuar për herë të parë - nga Man City në Ligë të Kampionëve. 

Për dyshen tjetër, nuk duhet shtuar asgjë më shumë, pasi që janë raritet në botë dhe për ata edhe zogjtë flasin. 


 
Të gjitha lajmet nga