BARÇA

REUTERS/Javier Barbancho
Messi përfundon stinorin
14 May, 2013 @13:40
Lionel Messi i cili doli nga fusha në ndeshjen e fundit të Barcelonës në Vicente Calderon ndaj Atletico Madridit, do të humb fundin e stinorit në La Liga.
Këtë njoftim e kanë dhënë sot drejtuesit e klubit katalonas në faqen e tyre zyrtare dhe sipas të gjitha gjasave Messi ka përfunduar stinorin.
Mirëpo, lajmi i mirë për kombëtaren argjentinase është se dhjetëshja dhe kapiteni i tyre, mund të kthehet muajin tjetër që t’u ndihmojë në dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror, Brazili 2014.
Messi, për shkak të këtij lëndimi, nuk do të mund të thejë ose të barazojë rekordin e golave të shënuar në La Liga për një stinor, që është 50 aktualisht, ndërsa argjentinasi ka shënuar 46 sosh.
Deri në fund të stinorit në La Liga kanë mbetur edhe tre xhiro.