MILAN 1-1 ZVEZDA

Foto: ACMilan/fb
Milan pa fitore, e çojnë përpara golat
25 February, 2021 @22:56
Përkundër se në asnjë ndeshje nuk arriti të mposhtte ekipin serb Crvena Zvezda, Milan është kualifikuar tutje në Europa League, me anë të rregullës së golave më shumë të shënuara si mysafir.
Përballja e sontme përfundoi 1-1 [Kessie 9p - Ben Nabouhane 24] në San Siro, derisa mysafirët luajtën për 20min me një lojtar më pak.
Ndeshja e parë në Beograd kishte përfunduar 2-2 dhe kështu sipas rregullit të golit si mysafir, rossonerët shpëtojnë faqebardhë këtë xhiro të garës së dytë më të rëndësishme evropiane.
Milan kështu siguron 1/8 e finales së Europa League, ndërsa kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas shortit.