EUROPA LEAGUE

Përfundon aventura e Europa Leagues për Rrahmanin
25 February, 2021 @21:27
Napoli e fitoi ndeshjen me rezultat 2-1 kundër Granadas, por u eliminua nga Europa League.
Skuadra italiane në ndeshjen e parë kishte pësuar me rezultat 2-0 kundër skuadrës spanjolle.
Napoli kaloi në epërsi që në minutën e 3’ me Piotr Zielinski, derisa rezultati u barazua në minutën e 25’ me Angel Montoro.
Në minutën e 59’, Napoli kaloi përsëri në epërsi me golin e Fabian Ruiz, derisa nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Amir Rrahmani në këtë ndeshje luajti 90 minutën për Napolin.