TE SHQIPËRIA
Mungon në ndeshjet e nëntorit
Teksti: FSHF
9 November, 2018 @14:02
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është dëmtuar në dorë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në shërbim të trajnerit Christian Panucci për dy ndeshjet e rradhës së kombëtares me Skocinë e vlefshme për UEFA Nations League në datë 17 nëntor ora 20:45, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Borici” dhe në ndeshjen miqësore ndaj Uellsit më datë 20 nëntor ora 20:00 në “Elbasan Arena”.
Kujtojmë, Ramadani aktivizohet në rradhët e ekipit Vejle Boldklub në Danimarkë.