GOLASHËNUESI MË I MIRË I KOSOVËS
Muriqi i uron suksese bashkëlojtarëve
13 November, 2019 @17:06
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, që për shkak të lëndimit nuk do të jetë pjesë e ekipit në fushë, në ndeshjet kyqe ndaj Çekisë dhe Anglisë, është deklaruar publikisht në llogarinë e tij në Facebook para pak çastesh.
Ai i ka uruar suksese shokëve të skuadrës në këto ndeshje, ndërsa ka shprehur keqardhje që nuk mund të jetë në fushë të lojës me ta në këto përballje të rëndësishme.
Kujtojmë, Muriqi është golashënuesi më i mirë i Kosovës në këto kualifikime, me 4 gola të shënuara.