KOSOVA U19
Kosova U19 fantastike, i merr barazim Rusisë!
13 November, 2019 @15:53
Në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese drejt Evropianit për grupmoshat U19, Kosova U19 ka arritur të barazojë 1-1 ndaj Rusisë U19, një rezultat që mund të cilësohet fantastik, marrë parasysh faktin që Rusia “në letër” ishte favorite absolute për ta mbyllur këtë takim me fitore.
Me 8-9 lojtarë nga liga vendore, përfaqësuesja U19 e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kaloi e para në epërsi me golin e talentit të 2 Korrikut, Adonis Aliut, në minutën e 11’ të ndeshjes, para se Rusia të barazonte me golin e Shkolik vetëm një minutë më vonë.
Në vazhim të ndeshjes gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll me barazim 1-1.
Në Grupin 5, bashkë me Kosovën e Rusinë bëjnë pjesë edhe Uellsi e Polonia. Në takimin e sotëm mes këtyre dy të fundit, Uellsi triumfoi 3-0, për të qenë lider i grupit pas xhiros së parë.
Ndeshjen e dytë në këtë grup Kosova e luan ndaj Polonisë pas 3 ditëve (16 nëntor), ndeshje e cila luhet në Uells, sikurse kjo e sotmja.