MUNGESË E RADHËS
Edhe një lëndim te Anglia, s’vjen mesfushori i Evertonit
12 November, 2019 @22:23
Futbollisti i Evertonit që ftohet rregullisht nga Gareth Southgate, Fabian Delph, është lëndimi i radhës te reprezentacioni i Anglisë dhe ai nuk do të paraqitet në ndeshjet e radhës për albionët.
BBC Sport ka bërë të ditur sot se Delph 29 vjeç i është kthyer ekipit të tij, duke e lëshuar kampin e reprezentacionit për shkak të lëndimit. Ai ka pasur lëndim të lehtë nga më parë dhe tashmë është thënë që nuk është i gatshëm për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Kosovës.
Southgate nuk do të ftojë dikë tjetër në vend të Delphit për ndeshjet e fundit kualifikuese. Anglisë i duhet edhe një pikë nga këto dy ndeshje për të siguruar biletën për EURO 2020.