BILETAT E PAMUNDURA
Zhgënjimi rreth biletave për ndeshjen e Kosovës, i pafund
13 November, 2019 @0:05
Tash kur erdh 13 nëntori 2019, Tiks (faqja që shet biletat e reprezentacionit të Kosovës në futboll) mund të qaset. Aty mund të futesh, regjistrohesh, por vjen te njoftimi që ka probleme teknike!
Kërkesa e madhe për një biletë për ndeshjen më të madhe që do ta sheh Kosova në Prishtinë, ndaj gjysmëfinalistit të Kupës së fundit të Botës, Anglisë, ka bërë që Tiks të mos punojë!
“Për shkak të ngarkesës shumë të madhe, momentalisht qasja në webfaqen tonë është e pamundur. Shumë shpejt faqja do të jetë aktive përsëri. Shpresoj të kemi mirëkuptimin tuaj, pasi që kërkesa është jashtëzakonisht e madhe. Falemnderit!” - ka shkruar njoftimi i publikuar në faqen e Facebookut të këtij portali, pak para orës 17:00, pa u bërë as një orë prej se biletat u hodhën në shitje.
REZULTATET E DERITASHME, TABELA dhe ORARI I NDESHJEVE
Në anën tjetër, në portalin e shitblerjeve online MerrJep, kishte disa bileta në shitje, por ato ose fshiheshin shpejtë nga aty, ose ishin shaka e pakripë e personave të ndryshëm - që futnin numrat e telefonit të personave tjerë.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, gjatë ditës ka bërë të ditur se sistemi është më i sofistikuari, por kërkesa e madhe për to, e bën të veten. Shumë pak njerëz janë parë të kenë bileta të blera online për këtë ndeshje.
“Fadil Vokrri” pret Anglinë më 17 nëntor. FFK dhuron një numër të madh të biletave. Një mijëshe u shkon tifozëve zyrtarë të Kosovës, Dardanëve. Një pjesë i ipet zyrtarëve qeveritar të Kosovës. Ndërsa 5% sipas rregullave të UEFA-së u shkon tifozëve mysafirë.
REZULTATET E DERITASHME, TABELA dhe ORARI I NDESHJEVE
Ademi thotë se rreth 10 mijë bileta, nga 12 mijë e 600 ulëse sa janë në dispozicion, janë vënë në shitje nga Tiks.
E kjo webfaqe ka dalë edhe me një njoftim më vonë. Rreth orës 21:00.
“Ne si platformë kemi qenë cak i sulmeve, me ç‘rast shërbimi ka qenë shumë i limituar. Ndjejmë keqardhje për situatën dhe shpresojmë të kemi mirëkuptimin tuaj. Shpresojmë që këto akte keqdashëse të ndalen sa më shpejtë dhe shërbimi i shitjes së biletave të vazhdojë shpejtë,” - është thënë aty.
Nga aspekti i kërkuesve të biletave, ka pasur kritika të mëdha në drejtim të FFK-së dhe Tiksit. Numër i madh i tyre kanë postuar fotografi dhe video nëpër të gjitha platformat sociale, ku është parë qartë se ka qenë e pamundur qasja në këtë platformë. Ka pasur mbi 200 mijë kërkesa saktë në ora 16:00, që ka çuar në kolaps të faqes në fjalë, ende pa nisur shitja e biletave.
REZULTATET E DERITASHME, TABELA dhe ORARI I NDESHJEVE
Por, në anën tjetër ka pasur edhe komente nga tifozë me përvojë të futbollit, që kanë shkruar se për ndeshjet e mëdha, gjithmonë ka probleme për të siguruar bileta, kudo qoftë që zhvillohen ato, pasi që aty dhjetëra mijëra njerëz që asnjëherë nuk shikojnë futboll - kërkojnë të jenë pjesë e ngjarjes futbollistike, kur dihet emri i kundërshtarit, rëndësia e ngjarjes dhe shto kësaj edhe mundësinë jetike të Kosovës - për kualifikim në Kampionat Evropian të futbollit, që në tentimin e parë të saj!
Kosova më 14 nëntor luan ndaj Çekisë në Plzen, ndërsa më 17 nëntor pret Anglinë në Prishtinë. Fitorja ndaj Çekisë dhe një pikë ndaj Anglisë, do të siguronte kualifikimin historik të Kosovës në EURO 2020.