Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Ndalet Bayern

Ndalet Bayern


17 November, 2012 @17:01

Xherdan Shaqiri ka luajtur 90 minuta për Bayernin, mirëpo ekipi i tij nuk ka arritur që të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Nurnbergut të dobët.

Bile Nurnbergu në 15 minutat e fundit ka luajtur me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Gebhartit, për shkak të kartonit të kuq (dy të verdha).

Kampioni Dortmund në anën tjetër ka fituar lehtë ndaj Greuter Furthit ku luan mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj. Dy gola të plakut Lewndowski dhe një e Gotzes kanë bërë që ekipi i Jurgen Klopp të pret rehat javën tjetër.

Edhe përcjellësi tjetër i Bayernit, Eintracht, ka arritur të shënojë fitore. Ata kanë mposhtur Augsburgun 4-2, ndërsa më i dalluari ka qenë përsëri Alex Maier i cili ka shënuar dy gola në ndeshje për ekipin e qytetit të financave.

REZULTATET DHE GOLASHËNUESIT:

Eintracht - Augsburg 4-2 (Molders ag. 7, Aigner 32, Meier 52, 72 - Koo 45, Molders 64)

Hamburg - Mainz 1-0 (Min Son 63)

Nurnberg - Bayern 1-1 (Feulner 46 - Mandzukic 3)

Hannover - Freiburg 1-2 (Abdellaoue 33 - Schmid 11, Rosenthal 55)

Monchengladbach - Stuttgart 1-2 (Stranzl 7 - Harnik 8, Brouwers ag. 72)

Dortmund - Greuter Furth 3-1 (Lewandowski 3, 15, Gotze 42 - Stieber 5)


 
Të gjitha lajmet nga