BAYERN 3-3 ARMINIA

Foto: bundesliga.de
Ndërprehet seria e Bayernit
15 February, 2021 @22:31
Bayern Munchen është ndalur befasisht në shtëpi sonte, duke barazuar me Arminian e Bielefedit 3-3 [Lewandowski 48, Tolisso 57, Davies 69 - Vlap 9, Pieper 37, Gebauer 49].
Në fakt, Bayern ka arritur të shpëtojë pikë, pasi që dy herë ka qenë në disavantazh dygolësh, 0-2 dhe 1-3, për të arritur 21 minuta para fundit te barazimi.
Bavarezët vrapuan për fitore, por këtë nuk e arritën për të regjistruar barazimin e parë pas 5 fitoreve radhazi në Bundesligë.