Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E KAMPIONËVE

Ndeshjet e kurdisura

REUTERS/Nigel Roddis

Ndeshjet e kurdisura


5 February, 2013 @15:17

E përditshmja daneze, Ekstra Bladet, ka pohuar se portieri i ekipit hungarez, Vukasin Poleksic, ka qenë njeriu i blerë në ndeshjen Liverpool - Debreceni të Ligës së Kampionëve. 

Sipas skuadrës angleze, ata nuk janë të përfshirë në këtë skandal. Ndërsa besohet se portieri ka qenë i detyruar të ‘pësojë’ së paku një gol në ndeshje. Të dyja ndeshjet ndërmjet Liverpool dhe Debrecen, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve 2009/10 kanë përfunduar me rezultat identik 1-0 në të mirë të anglezëve. 

Gjithashtu, ky portier po hulumtohet edhe për dy ndeshjet ndaj Fiorentinës, në të njejtin grup - për kurdisjen e tipit 7 gola në ndeshje. Të dyja ndeshet ndërmjet hungarezëve dhe italianëve kanë përfunduar me nga 7 gola të shënuara në përgjithësi. Fiorentina e mposht Debrecenin 3-4 në Hungari, ndërsa në Itali 5-2 fiton Fiorentina. 

Malaziasi Vukasin Poleksic, sot është portier i ekipit të dytë të Debrecenit në Hungari. Hetimet për këto ndeshje janë duke vazhduar. 


 
Të gjitha lajmet nga